ShowBiz

“Nuk është sjellë mirë”, “Përputhen” penalizon konkurentin ‘rrëmujaxhi’

Gridi është konkurrenti më i ri që u bë pjesë e “Për’puthen” gjatë puntatës së djeshme.

Megi Pojani, u shpreh se ai ka thyer rregulloren dhe si pasojë fati i tij nuk do të dihet deri në fund të kësaj jave.

“Nëse vajzat do duan të dalin me të në takim, ai do të qëndrojë në program, në të kundërt do të dalë andej nga hyri”, tha Pojani.

Ndërkohë 30-vjeçari hyri në studio duke u bërë komplimente vajzave konkurrente, duke u thënë se duken shumë bukur.

“Është kënaqësi të jem këtu në emision. Komplimente gocave, realisht duken shumë bukur. Nuk e di kush i ka stiluar, por komplimente për stilin. Gjithashtu edhe çunat ju uroj që të gjejnë fatin e jetës”, tha stilisti.

Nga ana tjetër, opinionistja Zhaklin Lekatari u shpreh se ‘i duket rrëmujaxhi’.

“Gridi rrëmujaxhiu. Mendoj se ai do të jetë ai katalizatori që do të ngacmojë edhe djemtë, edhe vajzat. E njoh se kush është. Jam e sigurt që do i ngatërrojë gjërat, do ngatërrojë edhe veten. E njoh nga rrjetet sociale dhe është një djalë që ka disa talente, ndonëse për mendimin tim talentet e veta nuk i çon kurrë deri në fund”, tha Lekatari./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button