Vaji i gjembgomarit/ Si ta përgatisni dhe përdorni për shëndetin
Gjembgomari është një bimë që gjendet shpesh në gjendje të egër në të gjithë territoret shqiptare dhe eksportohet fuqishëm drejt tregjeve të huaja
Prej 3000 vitesh, gjembgomari ka qenë pjesë e mjekësisë popullore të shumë qytetërimeve të ndryshme.
Në Japoni, gjembgomari është një nga ushqimet më të konsumuara për pastrimin e gjakut.
Ajo i përket familjes botanike të luledeles dhe mban emrin botanik Silybum marianum. Kjo bimë nxjerr një lëng të ngjashëm me qumështin, i cila i jep asaj të gjithë ushqyesit e shëndetshëm që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë dhe detoksifikimin e saj.
Ekstrakti i gjembgomarit, që pregatitet nga farat e bimës ndihmon me proçesin e detoksifikimit dhe shërben si tonik për mëlçinë duke riparuar dëmet e shkaktuara tek ajo.
Vaji i gjembgomarit/ Si ta përgatisni dhe përdorni për shëndetin
21:40 | 30 SHTATOR 2024SHPËRNDA
null
Gjembgomari është një bimë që gjendet shpesh në gjendje të egër në të gjithë territoret shqiptare dhe eksportohet fuqishëm drejt tregjeve të huaja
Prej 3000 vitesh, gjembgomari ka qenë pjesë e mjekësisë popullore të shumë qytetërimeve të ndryshme.
Në Japoni, gjembgomari është një nga ushqimet më të konsumuara për pastrimin e gjakut.
null
Ajo i përket familjes botanike të luledeles dhe mban emrin botanik Silybum marianum. Kjo bimë nxjerr një lëng të ngjashëm me qumështin, i cila i jep asaj të gjithë ushqyesit e shëndetshëm që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë dhe detoksifikimin e saj.
Ekstrakti i gjembgomarit, që pregatitet nga farat e bimës ndihmon me proçesin e detoksifikimit dhe shërben si tonik për mëlçinë duke riparuar dëmet e shkaktuara tek ajo.
null
null
Gjembgomari është përdorur gjithashtu për të trajtuar cirrozën hepatike, mëlçinë e dhjamosur, helmimet e mëlçisë dhe hepatitin viral. Gjithashtu gjembgomari është efektiv në shmangien e efekteve anësore të ilaçeve kundër dhimbjeve.
Përbërësi kryesor antioksidant i ekstraktit të bimës njihet si silimarin dhe studiohet që parandalon rritjen e qelizave të dëmshme në prostatë, gji dhe qafë.
Qumështi i gjembgomarit përmban acid linoleik që mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Ai ndihmon gjithashtu në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit dhe nivelin e sheqernave në gjak tek pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Përveç qumështit, gjembgomari ofron edhe vajin esencial i cili ofron një larmi përfitimesh.
Vaji Esencial i Gjembgomarit Për Flokë Të Shëndetshëm
Vaji përftohet nga rrënjët e gjembgomarit nëpërmjet distilimit me avull, por mund ta përgatisni lehtë në shtëpi.
Merrni një filxhan e gjysmë me rrënjë të thatë të gjembgomarit dhe hidheni në një kavanoz qelqi. Më pas mbusheni kavanozin me vaj susami, mbylleni mirë dhe mbajeni në një vend të errët e të freskët për gjashtë javë.
Herë pas here, kontrollojeni kavanozin dhe nëse vaji ka formuar bulëza, hapeni pak kapakun dhe mbylleni sërish fort.
Pas gjashtë javësh, kullojeni vajin dhe ruajeni në një enë tjetër qelqi.
Këtë vaj mund ta përdorni në mënyra të ndryshme.
Atë mund ta tresni në vaj ulliri ose vaj i arrës së kokosit dhe ta përdorni në lëkurë.
Këtë vaj mund ta përdorni për rritjen e flokut duke e vendosur në pjesën e rrënjëve që të stimulojë rritjen.
Ky vaj është shumë i pasur me vitaminën C, kalçium, magnez dhe folat.
Ai nxit qarkullimin e gjakut dhe përveç rritjes së flokut e lë atë të butë e të shëndetshëm./gsh