Konsumoni këto ushqime nëse doni të eliminoni tepricën e sheqerit nga organizmi!
Nuk ka plan të posaçëm të ushqimit, vetëm shmangni sheqerin…
Trupi ynë e shndërron sheqerin në energji, ndërkaq sasinë të cilën nuk e përdor e shndërron në yndyra, gjë që shkakton shtimin e peshës. Po ju sjellim detoksikimin treditor, i cili do të pastrojë organizmin tuaj nga sheqernat e tepërta. Derisa jeni në këtë detoksikim treditor, në ushqim përfshini kokrra tërshëre, peshk, fruta të thata, mish pule, perime dhe jogurt grek.
Nuk ka plan të posaçëm të ushqimit, vetëm shmangni sheqerin. Për mëngjes mund të hani qull tërshëre me jogurt grek dhe nëse nuk ju pëlqen shija, mund ta plotësoni me perime. Perimet përmbajnë sheqer, mirëpo ai është sheqer periodik prandaj është i lejueshëm. Kushtoni posaçërisht kujdes që të jeni të hidratuar gjatë gjithë këtyre tri detoksikimeve. Pini sa më shumë ujë dhe çaj pa sheqer, mirëpo kufizohuni në vetëm një filxhan kafe në ditë, natyrisht pa sheqer.
Në një kohë kur vëmendja për ushqimin e shëndetshëm është në rritje, shumë ekspertë theksojnë rëndësinë e një mëngjesi të pasur me vlera ushqyese. Sidoqoftë, disa nga zgjedhjet më të zakonshme për mëngjes mund të jenë më të dëmshme sesa të dobishme. Mishi i përpunuar, përfshirë proshutën dhe salsiçet, është lidhur me një rritje të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë. Sipas një studimi të publikuar në revistën “International Journal of Cancer”, konsumimi i këtyre produkteve rrit rrezikun për 18%.
Nitratet dhe nitritet që gjenden në këtë lloj mishi janë identifikuar si faktorë të rrezikut, duke shkaktuar shqetësime për shëndetin e konsumatorëve. Drithërat e ëmbla, të cilat shpesh shërbehen në mëngjes, janë të mbushura me karbohidrate dhe sheqer. Një studim i fundit nga Universiteti i Harvardit zbuloi se konsumimi i drithërave me përmbajtje të lartë sheqeri ndikon në nivelet e glukozës në gjak, duke shkaktuar rritje të shpejtë e më pas një rënie drastike të energjisë. Kjo rënie mund të ndikojë negativisht në përqendrimin dhe energjinë gjatë ditës./gsh