Bota

Zbulohet djathi më i vjetër në botë

Shkencëtarët kanë zbuluar copën më të vjetër të djathit në botë, e gjetur rreth qafës së një mumie në Kinë.

Një arkivol 3600-vjeçar u hap në varrezat Xiaohe në Xinjiang të Kinës, gjatë një gërmimi në vitin 2003, ku një objekt që dukej të ishte një copë bizhuterie ishte mbi qafën e gruas së re të mumifikuar. Shkencëtarët tani thonë se e kanë identifikuar mostrën si copën më të vjetër të djathit në botë, raporton Sky News.

Djathi i zakonshëm është i butë. Ky nuk është. Tani është bërë i thatë dhe i fortë”, tha për NBC News, Qiaomei Fu, nga Akademia Kineze e Shkencave në Pekin. Ajo shpjegoi se kur u zhvarros arkivoli i gruas, u konstatua se djathi ishte ruajtur mirë për shkak të klimës së thatë të shkretëtirës së Pellgut Tarim.

Duke folur për NBC News, Fu tha se ajo dhe ekipi i saj morën mostra nga tri varre në Xiaohe dhe përpunuan ADN-në për të gjurmuar evolucionin e baktereve gjatë mijëra viteve. Ata thanë se mostrat treguan se ishte kefir i bërë nga fermentimi i qumështit duke përdorur kokrra kefiri dhe kishte dëshmi të përdorimit të qumështit të dhisë dhe lopës.

Hulumtimi zbuloi se popullatat e epokës së bronzit, si dhe ato në Xiaohe, të cilët njiheshin si gjenetikisht intolerantë ndaj laktozës, konsumonin produkte qumështi përpara epokës së pasterizimit dhe ftohjes.“Këto mostra 3500-vjeçare të djathit të kefirit janë ndër mbetjet e rralla të produkteve të qumështit të ruajtura për më shumë se 3000 vjet, të prodhuara nga popullata Xiaohe e epokës së bronzit, një popullatë me stile jetese dhe teknika të përziera”, thanë studiuesit.

NBC pyeti Fu nëse djathi ishte i ngrënshëm dhe nëse do ta provonte, për të cilën ajo u përgjigj “në asnjë mënyrë”./A2 CNN

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button