Bota

Nga 1 tetori rregulla të reja në Gjermani për gomat e automjeteve, ja shenja që duhet të keni

Nga nesër në Gjermani do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për gomat e automjeteve për shkak të kushteve dimërore. Gomat duhet të kenë shenjën “3PMSF” dhe jo “M+S”, shenjë që ishte e lejuar deri tani.

Ku është dallimi mes “3PMSF” dhe “M+S”?

Sipas Bipunkt shenja “3PMSF” jepet vetëm pas testimit rigoroz, duke siguruar që gomat të funksionojnë në mënyrë efektive në dëborë dhe akull. Këto goma sigurojnë tërheqje më të mirë në rrugë, veçanërisht në dëborë dhe akull, dhe zvogëlojnë rrezikun e rrëshqitjes në kushtet sfiduese të dimrit.

Ndërsa, “M+S” (Baltë dhe borë tregon se gomat kanë disa veçori që i bëjnë ato më të përshtatshme për vozitje në baltë ose borë, por ato nuk i janë nënshtruar testeve të detyrueshme për të vërtetuar efektivitetin e tyre në kushte të vështira dimri./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button