POP NEW

Incidenti në aeroport me Kadri Hazbiun, Feliks Baçi tregon si u gabua me kodin mors në pistën e Rinasit

Feliks Baçi, ish drejtues i aviacionit civil në Tiranë, ishte i ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, ku rrëfeu histori të padëgjuara mbi incidentet me drejtuesit e lartë të vendit, si dhe për linjat e avionëve që uleshin në Rinas.

Ai rrëfeu se si u gabua me kodin mors në pistën e Rinasit, me protagonist ish-ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Kadri Hazbiu, me shkallët në aeroportin e Rinasit, ku për pasojë u shkarkua nga puna, shoferi i shkallëve.

“Ka ndodhur një incident. Vjen një nga personalitetet e asaj kohe, më duket ish-ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu vinte nga Parisi këtu me një avion, që beri një ulje te komanduar, dhe do vazhdonte fluturimin në Aleksandri. Nuk ishte komunikuar mirë dhe shkon shkalla te porta… mirëpo shkon poshtë shkallëve, piloti nuk mund të hapte derën dhe u bë një rrëmujë e madhe. U duk si ofendim. Shoferi i shkallëve u hoq nga puna, se nuk mori masat. Incidente të kësaj natyre kishte.”, u shpreh ai.

/Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button