Vendi

Ulen temperaturat dhe reshje të pakta shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës

Për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë, temperaturat në Shqipëri pritet të ulen me disa gradë, krahasuar me ditët e fundit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon një mot me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet në pjesën e dytë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve tepër afatshkurtër./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button