Bota

Shkencëtarët: Do eksplorojmë thellësinë e tokës me ndihmën edhe të Inteligjencës Artificiale

“Earth Telescope”, është projekti ndërkombëtar që shkencëtarët kanë në dorë për të nisur eksplorimin e zemrës së Tokës.

Në vëmendje thuhet se do të ketë kryesisht astenosferën, që është edhe shtresa me sipërfaqësore e mantelit tokësor, dhe rolin e saj në dinamikat e pllakave tektonike dhe e krijimit të magmës.

Pavarësisht se ndikon drejtpërdrejt proceset e verifikuara në pjesën e kores tokësore, impakti i saj mbi hidrosferë dhe atmosferë është ende shumë pak e njohur.

Fokusi shkencor për këtë projekt do të jene në 3 linja kryesore, Sakura që do përqendrohet në studimin e rolit të astenosferës, pllakave tektonike dhe magmës, Tesi, me fokus ndërveprimi i proceseve të brendshme të thella të Tokës, Demetra që do orientohet në qartësimin e lidhjes mes aktivitetit vullkanik dhe ndryshimit klimatik.

Shkencëtarët: Do eksplorojmë thellësinë e tokës me

Me ndihmën edhe të Inteligjencës Artificiale eksploruesit thonë se në këtë projekt të madh, do të kenë njohuri më tepër për thellësinë e planetit tonë, që është edhe ndër zonat më të pa eksploruara./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button