Një shkëmb i habitshëm në Mars? Çfarë do të thotë?
I quajtur “Kështjella Freya”, ky shkëmb, i cili mund të ketë origjinë vullkanike, u zbulua në shpatet e kraterit Jezero.
Një shkëmb me vija i identifikuar nga roveri Mars Perseverance ka ngjallur interes të madh në mesin e shkencëtarëve për historinë e Planetit të Kuq.
I quajtur “Kështjella Freya”, ky shkëmb, i cili mund të ketë origjinë vullkanike, u zbulua në shpatet e kraterit Jezero.
Përmes instrumentit të saj Mastcam-Z, Perseverance e fotografi dhe matjet e para sugjerojnë se struktura e tij është ndikuar nga procese magmatike ose metamorfike. Megjithatë, origjina e këtij shkëmbi mbetet enigmatike, duke lënë hapësirë për spekulime se ai mund të ketë rrokullisur nga shkëmbinj të tjerë më lart.
Athanasios Klidaras, student doktorature në Universitetin Purdue, shprehu optimizëm për gjetjen e më shumë shkëmbinjve të tillë gjatë misionit. Kjo gjetje është pjesë e një eksplorimi më të gjerë, pasi në maj 2024, Perseverance kishte hasur edhe në një fushë guri të quajtur Mount Washburn, ku një shkëmb me ngjyrë të ndryshme ra në sy. Shkencëtarët janë të kënaqur me zhvillimet e deritanishme dhe presin të zbulojnë më shumë informacione për planetin./Tar/gsh