Bota

Artistët “dhurojnë” zërin e tyre/ Dame Judi Dench dhe John Cena në chatbotin e Meta AI

Pronari i Instagramit dhe Metas thotë se Dame Judi Dench dhe John Cena do të jenë opsionet më të reja të zërit për chatbot-in e tij të inteligjencës artificiale.

Përdoruesit gjithashtu do të jenë në gjendje të marrin informacion nga versionet e AI të Awkwafina, Keegan Michael Key ose Kristen Bell.

Shefi ekzekutiv i gjigantit të teknologjisë, Mark Zuckerberg, i bëri njoftimet gjatë konferencës vjetore të kompanisë Connect. Në këtë ngjarje, Zuckerberg zbuloi gjithashtu prototipin e parë të këtyre syzeve, të quajtura Orion.

Duke folur për përditësimet e Meta AI, Zuckerberg tha: “Unë mendoj se zëri do të jetë një mënyrë më e natyrshme për të bashkëvepruar me AI krahauar me tekstin”.

Oferta të tjera të reja për chatbot-in si ChatGPT përfshijnë aftësinë për të njohur gjërat që përdoruesit fotografojnë dhe duke tu dhënë informacione rreth tyre.

Një veçori e redaktimit të imazheve do t’i lejojë përdoruesit të ndryshojnë fotot thjesht duke i treguar Meta AI se çfarë ndryshimesh duan.

Firma tha se më shumë se 400 milionë njerëz tani përdorin Meta AI. Kompania, e cila zotëron gjithashtu platformat e mediave sociale Facebook dhe WhatsApp ka parë rritjen e vlerës së saj në bursë me më shumë se 60% që nga fillimi i këtij viti./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button