ShowBiz

Me lezet, Einxhel e hodhi një thumb për kolegët

Einxhel, ndonëse është shkëputur përkohësisht prej ekranit, sërish është mjaft aktive në rrjetet sociale. Rishtazi, dikush i shkroi Einxhelit që të prezantonte Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe moderatorja përfitoi paksa nga rasti që të thumbonte kolegët.

“Kërkesa që s’më kishte ardhur ndonjëherë. Mirë e ke ti, bukur do të ishte, por s’të lë radhë njeri. Se ne jemi bërë 5 moderatorë për metër katror”, u shpreh Einxhel dhe e shoqëroi postimin edhe me emoji duke qeshur.

Einxhel, ti rikthehu në ekran se je e mirëpritur dhe shih ndonjë televizion vërdallë, se të gjitha moderatoret janë në Top Channel tani 🙂

Dheee sa i përket rikthimit të saj, Einxhel u ka premtuar njerëzve se do të vijë shpejt, ashtu siç duan ta shohin. “Në TV e sigurt që shumë shpejt do të shihemi ashtu siç doni ju të më shihni”, replikoi ajo në një koment në qershor të këtij viti.

Moderatorja ka bërë një shkëputje të gjatë nga televizioni, për shkak edhe se është bërë nënë e vogëlushit Trev. Në “Cherry on Top”, përballë Bora Zemanit, ajo u shpreh se nuk është ndjerë gati për t’iu rikthyer ekranit.

Në të njëjtën intervistë, Shkira u shpreh se ka marrë një telefonatë nga produksioni i “BBVA” për të qenë opinioniste e sezonit të dytë.

“Ka pasur një ofertë konkrete për të qenë opinioniste. Në sezonin e dytë mora një telefonatë për të qenë opinioniste, mirëpo kisha 10 ditë që kisha sjellë Trevin në jetë dhe nuk doja t’ia hiqja vetes ato momentet e bukura të fillimit për një projekt që sigurisht mua më pëlqente shumë, por m’u desh të vendosja lumturinë para karrierës”, u shpreh ajo./Anabel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button