Nëse shkurtit nuk do t’i shtohej kurrë data 29, e keni menduar ndonjëherë se çfarë do të ndodhte?!
Ajo kohë shtesë, e njohur si një vit “sidereal” duhet të llogaritet disi, përndryshe, stinët mund të ndikohen…
Viti 2024 është një vit i brishtë, pra me 366 ditë, duke iu shtuar muajit shkurt edhe data 29. Një vit i brishtë do të thotë se ka një ditë shtesë në kalendar, çdo katër vjet. Një vit kalendarik është zakonisht 365 ditë, këto numra përcaktojnë numrin e ditëve që i duhen Tokës për të kryer një orbitë rreth Diellit. Por, 365 është në fakt një numër i rrumbullakosur. Tokës i duhen 365.242190 ditë për të orbituar Diellin, ose 365 ditë, 5 orë e 48 minuta dhe 56 sekonda.
Por, çfarë do të ndodhte nëse muajit shkurt nuk do t’i shtonim një ditë çdo katër vjet? Ajo kohë shtesë, e njohur si një vit “sidereal” duhet të llogaritet disi, përndryshe, stinët mund të ndikohen. “Nëse nuk do të llogarisnim këtë kohë shtesë, stinët do të zhvendoseshin”-thuhej në një artikull shkencor. “Kjo do të ishte e bezdisshme nëse jo shkatërruese, sepse gjatë një periudhe prej rreth 700 vjetësh, verën, të cilën ne kemi pritur në qershor në hemisferën veriore, do të fillonte të zhvendosej në dhjetor”-thuhej tutje.
Të njëjtën gjë thotë edhe Younas Khan, një asistent i fizikës në Universitetin Albama në Birmingham, i cili theksoi se, Krishtlindjet mund të përfundojnë në një kohë krejtësisht ndryshe, nëse do t’i hiqnim vitet e brishta.
Pa vitet e brishta, pas disa qindra vjetësh do të kemi verë në nëntor. Krishtlindjet do të jenë në verë. Nuk do të ketë borë. Nuk do të ketë asnjë ndjenjë Krishtlindjesh./gsh