“Mos më prek mua”, përplasja e Haaland me ish-sulmuesin e Cityt bën xhiron e rrjetit: Shko ***, kloun i dreqit
Manchester City barazoi në frymën e fundit përballë arsenalit brenda në “Emirates”, një sfidë që pritet të vendosë shumë për fatet e titullit në fund të kampionatit.
Ajo që ra në sy në përfundim të këtij takimi, ishte përplasja që Erling Haaland kishte me lojtarët e tjerë të Arsenalit.
Norvegjezi i tha si fillim trajnerit Arteta që të qëndronte i përulur, teksa menjëherë pas kësaj ai u përballë me Gabriel Jesus, ish-sulmuesi i Manchester Cityt.
Ai kërkoi si fillim që të qetësonte situatën, me Haaland që e shtyu, teksa në këtë moment filloi dhe përplasja.
“Mos më prek mua”, i tha Jesus norvegjezit, me këtë të fundit që iu kthye: “Për çfarë po flet? Shko q** andej ti kloun i dreqit”.
Më pas u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të qetësuar situatën./OraNews