Kulturë

AKTORJA RUSE QË MBETI 40 VITE “E KYÇUR” NË ARKIVAT E SHQIPËRISË, FILMI DËSHTOI…

Fortuna“ filmi shqiptaro-rus mbahet mend për aktoren e bukur që në artin kinematografik shqiptar shkëlqeu vetëm për disa çaste e që më pas u shua…

Ajo ishte një grua që vinte nga Rusia e largët… Ariadna Shengellaja interpretoi ne filmin i cili për më shumë se 40 vjet qëndroi i kyçur në arkivat e shtetit, në vitin 1958 nisën xhirimet për një film të përbashkët ruso-shqiptar, “Fortuna”.

Sapo ishin shfaqur dy filmat e parë artistikë shqiptarë, njëri me metrazh të shkurtër “Fëmijët e saj” i Hysen Hakanit dhe “Tana” me metrazh të plotë i Kristaq Dhamos.

Ky i fundit ishte dhe bashkëregjisor i filmit “Fortuna”, kurse regjisori tjetër ishte rusi Juri Ozerov, një regjisor jo shumë i njohur në vendin e tij.

Ndër aktorët kryesorë, Naim Frashëri, Mario Ashiku, Pjetër Gjoka, Lazër Filipi, Vangjel Heba etj, bënin pjesë dhe aktorët rusë Nikollaj Griçenko, në rolin e anglezit dhe Ariadna Shengellaja në rolin e Zanës.

Filmi nuk pati suksesin e bashkëprodhimit të parë “Skënderbeu”, filmi “Fortuna” në tërësi ishte i dobët, pasi ishte shumë i shpërndarë në temë dhe kërkonte të jepte një pasqyrë të gjerë të luftës, që nga pushtimi fa shist e deri në çlirimin e plotë te Shqipërisë. Por që nuk ia arriti dot, edhe pse për skenarin e filmit kishin punuar pesë vetë, Fatmir Gjata, Llazar Siliqi, Arkadi Pervencev, Juri Ozerov dhe Kristaq Dhamo.

Ariadna Shengellaja lindi në gjysmën e dytë të viteve 30-të në Moskë. Sapo kishte mbaruar studimet e larta në Institutin e Kinematografisë “VGIK”. Aktorja , megjithëse në një vend të huaj, në sheshin e xhirimit ndihej si në shtëpinë e saj, transmeton ‘preferenca.al’.

Roli i Zanës, i realizuar prej saj është një nga më të mirët në film. Ariadna mbante mbiemrin e të shoqit, Eldar Shengellaja, një nga regjisorët më të njohur në BS, që së bashku me vëllanë e tij edhe ai regjisor dominuan në filmin rus të viteve ’50-60-të. Pas këtyre viteve, kinematografia ruse arriti të prodhonte deri 300 filma në vit, pas filmit “Fortuna”, Ariadna realizoi dhe filma të tjerë shumë të mirë. Dhe arriti të bëhej një aktore me emër në BS.

Në Shqipëri, pas prishjes së marrëdhënieve me BS, izolimi 30-vjeçar solli dhe harrimin e aktores së bukur, pa u mbyllur ende kufijtë në vitet 1960-1961, në Shqipëri u shfaq edhe një film tjetër i interpretuar nga Ariadna Shengellaja, “Karavana e bardhë”.

Ndonëse nuk dihet më shumë për fatin e saj, ajo ngelet na artin kinematografik shqiptar si një xixëllojë që shkëlqeu vetem për pak kohë e që më pas u shua në qiellin e pafund të politikës./ObserverKult

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button