“Dita më e bukur e jetës sime”, Mariana Kondi feston 40-vjetorin e martesës në udhëtimin më të veçantë
Dje ishte një ditë e veçantë për aktoren e madhe, Mariana Kondi. Ish-konkurrentja e Ferma VIP festoi 40-vjetorin e martesës dhe kjo ditë e ka gjetur në Zanzibar të Afrikës.
Ky udhëtim ka ardhur si dhuratë nga producentja e Ferma VIP Holta Dulaku, të cilën Mariana e falenderon publikisht për mundësinë e madhe.
Mariana po i kalon këto pushime së bashku me bashkëshortin në një vend kaq të bukur si Afrika, ku nuk kanë munguar as fotot.
“Për mua sot është një ditë e veccantë. Në këtë ambjent kaq të bukur, siç është Afrika. Falenderoj shumë personin që më bëri të mundur të vija këtu bashkë me bashkëshortin tim, në ditën më të bukur të jetës tim. 40 vjet të martuar. Nuk e di të them është shumë apo është pak. Ndonjëherë më duket sikur është shumë pak, ndonjëherë më duket sikur është shumë shumë shumë. Kështu është jeta. Faleminderit shumë Holta që më dhe këtë kënaqësi kaq të madhe në jetën time“, shprehet Mariana Kondi./LIVING