Bota
E RËNDË në Serbi, mjeti i rëndë i ushtrisë shtyp makinën, humbin jetën 5 persona, mes tyre 3 fëmijë
Në një aksident të rëndë ndodhi në rrugën Kralevë-Rashkë në Serbi, sot rreth orës 13:20, ku kanë humbur jetën 5 persona. Mediat serberaportojnë se një makina e rëndë ushtarake shtypi një mjet tip “Ford”, ku po udhëtonin viktimat.
Mësohet se nga ky aksident kanë humbur jetën babai, tre fëmijët e tij të vegjël dhe një fqinj që ishte me ta. Në makinë ndodhej edhe nëna e fëmijëve e cila po lufton për jetën në spital.
Fëmijët i përkisnin moshave 1, 7 dhe 10-vjeç. Gjithashtu bëhet me dije se 54-vjeçari me inicialet M.V., që drejtonte mjetin e rëndë ushtarake është arrestuar. /OraNews