Të gjithë mund të shikojnë ‘X’ në hartë, por ata më symprehtët mund të gjejnë ‘thesarin’ në figurë para se ta marrin piratët
Ekspertët thonë se ata që zbulojnë ‘një thesar’ të fshehur në figurë, “para se të plaçkitet nga piratët”, kanë shikimin më të mprehtë dhe vigjilencën gjithmonë aktive.
Iluzioni zbavitës optik kërkon të zbulohet brenda 10 seokndave një sunduk thesari që është kamufluar mirë mes objekteve të figurës.
Nëse mud të shihni kutinë e drunjtë të thesarit në kohën e duhur, ju mund të jenë më të aftë se piratët për mbledhur pasuri.
Në dizajnin artistik tregohen dy piratë qesharakë që përpiqen të zbulojnë thesarin duke përdorur hartat apo informacionet e tyre të ngatërruara.
Të ngecur në ishullin e mrekullukeshëm me pemë të mëdha e ujëra blu, grupi i piratëve përpiqen të kërkojnë , por e bëjnë gjithmonë në vende të gabuara.
Në fakt thesari mbulohet nga objektet e sfondit prandaj duhen sy të mprehtë për zbulimin e tij.
Psikologët e Universitetit të Glasgow ne Skoci thonë se studimi i iluzioneve optike mund të përmirësojë shikimin dhe aftësitë e kërkimit te kleçkave në dokumente, shkruan rrjeti The Sun.
Nëse ende nuk e keni gjetur ‘pasurinë e fshehur’, do të gjeni përgjigjen në fotogalerinë e mëposhtme, së bashku me të tjera diçitura zbavitëse dhe përgjigjet e tyre…/Top Channel