Njerëzit që rrinë pa gjumë VS ata që zgjohen herët: Cilët janë më produktivë?
Duket se rezultatet e këtij studimi të fundit hedhin poshtë të gjitha tezat e dëgjuara deri më sot, për faktin se personat që zgjohen herët në mëngjes janë më produktivë. Përkundrazi! Personat që kanë probleme me gjumin apo rrinë deri vonë zgjuar natën kanë shkallë më të lartë njohëse se të tjerët që e nisin ditën shumë herët në mëngjes.
Një studim i kohëve të fundit nga “Imperial College London”, në të cilin morën pjesë më shumë se 26,820 persona mbi moshën 40-vjeçare, dhanë detaje mbi zakonet e tyre të gjumit nga kohëzgjatja te cilësia përmes pyetësorëve.
Studimi zbuloi se ata që u identifikuan si ‘bufë nate’, pra që rrinin zgjuar deri vonë në mbrëmje kishin rezultate më të mira në aftësitë e testeve njohëse dhe ishin më produktivë se ata që ishin persona mëngjesi.
Çuditërisht, ndryshe nga çfarë mund të mendohet, personat që flinin vonë rezultuan me kujtesë më të fortë dhe më të organizuar, për më tepër ata kishin nivele më të ulëta stresi. Kjo, sepse ata janë përgjithësisht në humor më të mirë gjatë ditës.
“Fakti që zgjoheni më vonë në mëngjes, bën që të jeni më të relaksuar në mëngjes, të keni më shumë energji që luan rol në funksionimin gjatë gjithë ditës, të keni sistem kardiovaskual dhe sistem nervor më të fuqishëm,” thotë Shelby Harris, psikologe klinike.
Pra, ky studim duket se hedh poshtë disa nga teoritë e besuara deri tani mbi faktin se personat që zgjohen herët në mëngjes janë më produktivë dhe më inteligjentë se ata që flenë më pak natën apo kanë probleme me gjumin. /ANABEL