Makina e garave humb kontrollin dhe përplaset me turmën e njerëzve në Torino, 15 persona përfundojnë të plagosur
Pasditen e së dielës në Torino është shkaktur panik gjatë “Motor Show”, kur një makinë garash humbi kontrollin dhe përfundoi mes një turme njerëzish në Piazza San Carlo.
Sipas mediave të huaja, 15 persona mbetën të plagosur kur drejtuesi i një automjeti tip “Lancia 037” humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me barrierat.
Mes të plagosurve, raportohet se janë edhe tre fëmijë, të cilët janë dërguar në spital. Gjashtë të tjerët, duke përfshirë tre burra dhe tre gra, u dërguan në spital, por pa lëndime të rënda.
Kryetari i bashkisë së Torinos, Stefano Lo Russo, pas incidentit bëri deklaratën e mëposhtme, shprehu keqardhje për aksidentin e ndodhur dhe i uroi shërim të shpejtë të plagosurve.
“Na vjen keq shumë për atë që ndodhi dhe shprehim solidaritetin dhe afërsinë tonë me të gjithë të plagosurit, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e urgjencës për të ofruar ndihmën e nevojshme, ndërkohë që policia lokale ka nisur hetimet për rastin dhe përgjegjësitë e drejtuesit të mjetit”,është shprehur ai./OraNews