Aktori i humorit shpërthen keq ndaj Silvinjos: Është idiot komplet!
Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka reaguar ashpër pas humbjes mbrëmjen e djeshme të Shqipërisë përballë Gjeorgjisë në “Air Albania”. Duke folur për performancën e trajnerit të kombëtares në “Euro2024”, ai u shpreh se Silvinjo është pa eksperiencë.
Në Amerikë ka 35 sporte të tjera më të rëndësishme se sa futbolli. Të gjithë futbollistët janë më të paguar se sa Ronaldo. Silvinjo është një trajner idiot komplet, nuk ka fituar kurrë asgjë dhe nuk ka eksperiencë”, tha ai.
Ndër të tjera, Bogdo shtoi se ai që nuk duhet të mungonte në fushë gjatë Europianit ishte futbollisti Sokol Cikalleshi, teksa shtoi se edhe golat fantastikë të Asanit janë si pasojë e ndihmës së madhe që i jep në fushë Cikalleshi.
Shkon në Europian dhe nuk thërret Sokol Cikalleshin. Golat që ka bërë Jasir Asani nga jashtë zonës merri shikoji dhe kanë ardhur si pasojë sepse Cikalleshi vrapon pa top dhe merr dy qendër mbrojtësit me vete.
Asani del bosh dhe godet portën. Broja ka luajtur a s’ka luajtur 5 ndeshje se ka qenë i dëmtuar ose 10 maksimumi”, tha Albano për “Quo Vadis”./OraNews