Shëndet

Keni mpirje të gjymtyrëve? Ky është problemi shëndetësor nga i cili vuani

Mpirja është ndjenja kur vështirë se mund të ndjeni diçka në një pjesë të trupit tuaj. Shumë herë ne e përshkruajmë këtë ndjesi si “shpimi gjilpërash” në lëkurë, shpesh në duar ose këmbë. Cilat janë shkaqet e mpirjes në ekstremitete?

Presioni: Këpucët e ngushta ose qëndrimi ulur në këmbë mund të shkaktojnë mpirje ose ‘shpim gjilpërash’. Problemi largohet kur presioni ulet.

Nervat e bllokuara: Një sëmundje e diskut ose problem i shpinës mund të ushtrojë presion mbi një nerv që fillon në shtyllën kurrizore, shkon poshtë këmbës dhe deri te gishtat e këmbëve. Një nerv i bllokuar në qafë mund të shkaktojë gjithashtu mpirje kudo nga qafa deri te duart dhe gishtat.

Diabeti: Diabeti mund të dëmtojë enët e vogla të gjakut që furnizojnë nervat në gishtat e duarve dhe këmbëve.

Alkooli: Pirja e tepërt e alkoolit mund të dëmtojë nervat.

Mungesa e vitaminës: Mungesa e vitaminës B12 është e zakonshme tek njerëzit shumë të moshuar, vegjetarianët dhe njerëzit me anemi pernicioze. Mungesa e vitaminës B12 shkakton anemi dhe dëmtime nervore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button