AKSIDENTI TRAGJIK/ Ia mori jetën me makinë 24-vjeçarit, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Elbasan
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”.
Një automjet i drejtuar nga një 55-vjeçar, është përplasur me një tjetër makinë dhe një motomjet.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, ndërsa 55-vjeçari është shpallur në kërkim pasi është larguar nga vendngjarja.
Njoftimi:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç dhe me motomjetin me drejtues shtetasin H. S., 24 vjeç.
Pas përplasjes drejtuesi i automjetit shtetasi N.B është larguar nga vendi aksidentit dhe vijon puna intensive nga ana e policisë per kapjen e tij. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi H. S.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./OraNews