Life Style

“Kam thënë vetëm një herë në jetë të dua”/ Aktorja e njohur habit me deklaratat e saj

Dy njerëz që duhen duhet të kuptohen me njëri-tjetrin, apo jo?”, është një nga frazat më të njohura të filmit “Hije që mbeten pas”. Shiriti i kthyer i tij është një moment reflektimi mbi dashurinë për Eva Alikajn në studion e “Rudinës”.

Aktorja rrëfeu të vetmen herë që i ka thënë dikujt se e dashuron dhe kujton mirë efektin e fjalëve të saj te ai njeri. Por sot, a i përket dikujt zemra e saj?

Eva Alikaj: Nuk është gjithmonë ajo fraza, nuk ndodh që dy njerëz që duhen, duhet të kuptohen me njëri-tjetrin. Unë nuk jam kuptuar kur kam dashur, ma merr mendja edhe shumë njerëz të tjerë… ndodh. Përkufizimi i dashurisë… Unë nuk jam shumë në të shprehur… shumë romantike. Di që kam thënë vetëm një herë, i kam thënë dikujt që “unë të dashuroj ty” dhe pashë te ai njeri… se ç’ndodhi dhe kam përshtypjen që aty ka qenë një moment që atë personin tjetër e kam rrëzuar. Aty kuptova forcën e asaj që thashë sepse vërtet isha e dashuruar. E kam thënë këtë në një kohë që nuk thuhej dhe unë isha e ndrojtur, nuk është se lëshoja fjalë, nuk jam ekstroverte, unë jam introverte por këtë e thashë sepse ishte një gjë e brendshme që duhet ta thoja dhe ishte shumë e bukur saqë mendova uau si e paskam thënë kështu!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button