ShowBiz

Roza Lati flet për eksperiencën në Big Brother Vip: “Po njësoj do sillesha…” Si është marrëdhënia e moderatores me ish-banorët e tjerë

Roza Lati foli pak për jetën e saj private por edhe për projektet mëngjesin e sotëm.

E ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, moderatorja nuk la pa përmendur edhe rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”. Ish-banorja u shpreh se nuk është penduar për asgjë dhe nëse do rihynte do bënte të njëjtat gjëra.

“Po njëlloj do sillesha. Do flisja me kamerat, do lyeja buzët e kuqe, do bëja humor, do merrja me pozitivitet. Te pjesa e provokimeve mbase duhej të kisha vazhduar pak më shumë për hir të show-t, por duke parë që kishte banorë që kishin një feedback shumë agresiv, thashë kam 11 vjet që punoj në televizion, nuk hyra këtu të prish imazhin, edhe ruajta imazhin, u tërhoqa. Nuk doja që të dokumentohesha në internet duke lënë nam. Mendova të bëja një ‘Big Brother të huaj’, mendova të bëja një ‘Grande Fratello’. Personazhet publikë në ‘Grande Fratello’ futeshin dhe më shumë tregonin për jetën prej mishi, prej ndjenjave që ka, si çdo njeri tjetër. Le të hapim zemrën, je të japim mesazhe dhe gjitha gratë e vajzat le të frymëzohen nga mua, nga historitë e mia”, tha ajo.

Ndërsa duke folur për ish-banorët, Roza tha:

“Unë sapo kam postuar se isha me Françeskën mbrëmë, kam një marrëdhënie fantastike, më pëlqen shumë, e dua fort atë vajzë. Edhe Fationin e kam shumë afër. Françeska dhe Fationi janë miqtë e mi që unë po mbaj relata edhe jashtë Big-ut. Pastaj Erjolën e dua shumë, Riken. I dua shumë gocat”, tha Lati.

Teksa e pyetën për marrëdhënien me Julian Dedën, Roza zbuloi se e ka telefonuar aktorin e njohur për t’a uruar për pjesëmarrjen e tij në “Fiks Fare”.

“Me Julin fola në telefon përpara disa ditësh që e urova për pjesëmarrjen e tij në “Fiks Fare”. Sa më pëlqeu si zgjedhje. Jul Deda dhe Xhemi, o zemër do kënaqem. Julin e kam dashur që pa hyrë në “Big Brother”, e kam vlerësuar shumë si artist. Brenda kur kemi patur përplasjet tona, kur e ngacmoja, e dija se ishte lojtar i fortë dhe doja të pozicionohesha edhe vetë si lojtare e fortë, duke e njohur temperamentin e tij, prapë se prapë me gjysmë zemre se thellë-thellë e respektoj shumë, e dua fort Jul Dedën, kam shumë konsideratë për të”, përfundoi Roza.

/ Panoramaplus.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button