“Burri im pastron dhe lan enët, unë e shpërblej me s*ks”, deklarata e këngëtares së njohur bën bujë në rrjet
Deklaratat e fundit të këngëtares së famshme Katy Perry kanë ndezur mediat rozë, pasi ajo zbuloi në podcastin “Call Her Daddy” se partneri i saj Orlando Bloom ndan punët e shtëpisë dhe në këmbim ajo e shpërblen me seks. “Burri im pastron shtëpinë dhe lan enët, dhe unë e shpërblej me seks,” tha Perry, duke shkaktuar një lumë reagimesh në rrjetet sociale. Disa e kritikojnë për komentin, ndërsa të tjerë imagjinojnë skenën me humor.
Perry shtoi se ndarja e ngarkesës në punët e shtëpisë është thelbësore: “Ndihmoni në shtëpi, ndani ngarkesën, sepse për gratë ajo mund të jetë e padukshme, por shumë e rëndë.”
Përveç kësaj, Perry ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me stilin e saj provokativ dhe videoklipet me përmbajtje seksuale. E lidhur me Bloom që nga viti 2016, çifti priti vajzën e tyre Daisy Dove në vitin 2020 dhe vazhdojnë të kenë një jetë seksuale aktive, me Perry që më herët e kishte përshkruar aktorin si një “hamshor”./TEMA