Shumë zhurmë për asgjë, Romeo dhe Heidi janë sërish bashkë
Mungesa e urimit publik të Heidit për datëlindjen e Romeos, bëri që publiku të ngrinte dyshime rreth lidhjes së ish-banorëve të Big Brother.
Më tej këto dyshime u shtuan edhe nga Bora Zemani e cila publikoi disa foto nga udhëtimi në Gjermani krah binjakëve, por në asnjë cep nuk dukej Heidi. Megjithatë duket se këto zëra janë të kotë.
Përveç fotove ku kanë pozuar së bashku, që secili i ka ende të postuara nëpër rrjetet sociale, flitet se Heidi vijon të punojë për zhvendosjen përfundimtare në Tiranë, një vendim ky i marrë vetëm për të qenë pranë Romeos. Thënë kjo nëse çifti do të ishin ndarë, ajo nuk do të kishte më arsye për të vijuar qëndrimin në Tiranë.
Mësohet se Heidi po vijon përgatitjet për t’u sistemuar në Shqipëri, duke nisur që nga nisja e një pune në ekran. Por, zërat thonë se ende nuk ka asgjë në terezi./Pamfleti