Life Style

Me kë nga ish-fermerët vazhdon miqësinë? Përgjigjet Valer Kolnikaj

Valer Kolnikaj, ish-fermeri që krijoi mjaft dinamika gjatë izolimit në edicionin e parë të “Ferma VIP”, ishte i ftuar në emisionin “7 pa 5” nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, nën autorësinë e Pranvera Borakajt.

Ai tregoi se me cilët nga ish-konkurentët vazhdonte të kishte shoqëri. Valeri tha se Elsa Lila, Florian Agalliu, Gloria Meshi dhe Ditea Berisha janë disa nga miqtë e tij pas përfundimit të fermës.

“Kam miq nga ferma ashtu siç i kam pasur dhe aty. Elsa Lilën e adhuroj, me Florin jemi shumë shok. E kemi lënë që në shtator të bëjm xhiro me motor dhe makinë së bashku. Përshëndes dhe Glorian se është një super vajzë, edhe Ditean po ashtu. U shkëmbeva me Albanon në Vizion Plus dhe u përqafuam. Nuk mbaj kontakt, por kur takohemi përqafohemi, hedhim ndonjë kunjë siç bënim tek ferma domethënë”, tha ish-fermeri, Valer Kolnikaj. /vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button