5 vite më parë i dedikuan djalit të tyre këngën ‘Duam’/ Artistët nga Gjeorgjia i bën cover pa leje! Reagon Miriam Cani: U treguam dashamirës por…
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Miriam Cani ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me ‘Cover-in’ që dy artistë nga Gjeorgjia i kanë bërë këngës së saj dhe Alban Skenderajt të titulluar ‘Duam’.
Miriami shprehet se ky ‘cover’ është publikuar 1 vit më parë dhe çiftit nuk i është marrë lejë për këtë.
Megjithatë, Cani shton se ajo dhe Albani kanë treguar dashamirësi ndaj këngëtarëve dhe nuk u’a kanë bllokuar versionin e publikuar.
Në ‘cover’ tingujt janë të njëjtë me këngën e çiftit ku dihet që autor i vijës melodike dhe autor i fjalëve është Alban Skënderaj ndërsa producent i këngës është Lorenc Aliaj.
Reagimi i plotë:
Këto ditë po na dërgojnë shumë njerëz një cover të këngës “Duam” nga dy artistë nga Gjeorgjia, ndoshta sepse cpo qarkullom më shumë në Shqipëri. Faleminderit për raportimin por ka më shumë se një vit që ka dalë dhe në jemi në dijeni që atëherë edhe pse nuk i njohim personalisht. Edhe pse do të kishte qenë mirë të na kishin marrë leje për të drejtat e ‘Cover-it’, prapë se prapë ne u treguam dashamirës dhe nuk ua bllokuam këtë version.
Kujtojmë që kënga ‘Duam’ është publikuar 5 vite më parë nga çifti, një këngë që në fokus ka dashurinë, e pëlqyer shumë nga publiku dhe numëron një shifër të lartë klikimesh.
Alban Skënderaj zbuloi pas ardhjes në jetë të djalit se kjo këngë i dedikohej pikërisht atij ndaj dhe e pagëzoi të voglin me emrin Duam.
“Duam (përveç se nje fjalë e ëmbel, e pastër dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i kengës me të cilën ne kurorëzuam martesën tonë para pak muajsh, dite e cila përkon me momentin e paharrueshem kur zbuluam që Duam-i kishte nisur rrugën e tij për të ardhur në jetë. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kënduar cdo dite atë kënge ndaj e kemi ndjerë gjithmonë shumë edhe si kengën e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tane si prindër janë aty në mes si një shtyllë ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund të mbështeten gjithmoneë,” është shprehur asokohe Skënderaj.