Lajme

Drejtuesit politik trazojnë ujërat në PD/ Bardhi i zë vendin në Fier, Baçi thumbon Nokën: Respektoj Berishën, jo ata që flasin në emër të tij

Në mungesë të Sali Berishës, i cili është dënuar të mos shkelë jashtë mureve te banesës së tij, me punët e partisë po merret Flamur Noka.

Me zgjedhjet e pranverës në prag ethet elektorale po ndihen  edhe ne  selinë blu,  në korridoret e së cilës po përfliten emrat e drejtuesve politik të cilët do të udhëheqin listat për deputet.

Qarku i Tiranës është ende i hapur, por ujërat pritet ti  trazojë Fieri, ku po mendohet  të caktohet  Gazment Bardhi duke spostuar Luan Baçi, raporton Top Channel.

Unë vijoj të jam drejtues politik prej tre vitesh tashmë dhe mendoj se e kam drejtuar vërtet mirë qarkun e Fierit. Do respektoj vetëm vendimin e kryetarit te partisë ndërsa vendimet e këtyre që flasin në emër të kryetarit të partisë më vjen keq, nuk mundem”, tha Baçi në një intervistë për Top Channel.

Ne emër të kryetarit për sa kohë ai do jetë në arrest  shtëpie ka të drejtë të flasë  vetëm  Flamur Noka, i cili po i jep dorën e fundit listës së  drejtues politik pak orë para mbledhjes së kryesisë të cilën e ka thirrur pasditen e së mërkurës. Por, nëse për qarkun Fier priten surpriza,  për Shkodrën dhe Elbasanin nuk ka të tilla, Luaciano Boçi prej muajsh ka nisur punën në kryeqendrën  e veriut, ndërsa Ervin Salianji zhvendoset  nga Kavaja  në Elbasan. Xhelal Mziu  nuk i ndahet Dibrës dhe as Tritan Shehi Gjirokastrës. Oerd Bylykbashi nuk lëviz nga Durrësi ndërsa Agron Gjekmarkaj i besohet sërish Lezha.

Shtyrja e afateve hetimore  nga SPAK deri ne tetor  ndaj Sali Berishën ka bërë që demokratët të marrin masa për fushatë edhe pa liderin,   rolin e të cilit do e luajë Sekretari i  Përgjithshëm i partisë  Flamur Noka ndërsa  po  mendojnë edhe për radikalizim të qëndrimit me protesta që parashikohen të nisin në vjeshtë, raporton Top Channel.

Të mërkurën dhe te premten  është vendosur  thirrja e dy  organeve   më të larta vendimmarrëse të partisë  Kryesisë e me pas Këshillit Kombëtar  ku parashikohet jo vetëm  zyrtarizimi i emrave të drejtuesve politik, por edhe forma dhe mënyra e  protestave.

LISTA E DREJTUEAVE POLITIKË PD NË QARQE

  1. Shkodër- Luçiano Boçi
  2. Lezhë – Agron Gjekmarkaj
  3. Dibër – Xhelal Mziu
  4. Kukës – Flamur Hoxha
  5. Durrës – Oerd Bylykbashi
  6. Elbasan –  Ervin Salianji
  7. Fier – Gazment Bardhi
  8. Korçë – Ivi Kaso
  9. Berat – Eno Bozdo
  10. Vlorë – Bujar Leskaj
  11. Gjirokastër – Tritan Shehu
  12. Qarku Tiranë ende i hapur

Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button