Strategji apo trend?! Në Spanjë të rinjtë beqar po blejnë një ananas në supermarket për të dhënë sinjale
Vështirësia për të takuar një njeri, në kohët e sotme, po shpik gjithfarë mënyrash takimi. Së fundmi, nga Spanja, vjen një ide e re: bli një ananas në supermarket, ktheje përmbys, dhe ai që është i interesuar do të kuptojë që je i/e gatshme për të krijuar një lidhje.
Mirëpo, kjo po ndodh vetëm në rrjetin e supermarketeve Marcadona, pra mund të jetë një strategji e mirë marketingu edhe e drejtuesve të këtij rrjeti që e bënë trendin të qarkullojë në internet.
Gjithçka nisi falë një trendi në TikTok, i cili, natyrisht, ka rregullat e veta. Së pari, duhet të shkosh në një supermarket “Mercadona”, midis orës 19:00 dhe 20:00.
Pjesëmarrësit, duhet të vendosin një ananas të kthyer mbrapsht brenda karrocës: kjo do t’u tregojë të tjerëve janë të gatshëm për njohje të reja.
Nëse dikujt i duket tërheqës, ai do të përplasë karrocën për një ‘match’…Kaq e thjeshtë por nuk e dimë nëse është edhe e dobishme!/LIVING