Vendi

Aksident i RËNDË në Korçë! Shoferi pëson infarkt teksa ishte në timon, përplaset me makinën tjetër

Gjatë ecjes, ai ka goditur një mjet tjetër që ishte duke qarkulluar në rrugë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, ku një person ka përfunduar në gjendje të rëndë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit juglindor, pasi drejtuesi i një makine tip “Volkswagen” ka pësuar infarkt teksa ishte në timon. Gjatë ecjes, ai ka goditur një mjet tjetër që ishte duke qarkulluar në rrugë dhe për pasojë ka mbetur i lënduar. Ai u dërgua me urgjencë në spitali ne Korçës, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Informacionet paraprake bëjnë me dije se një drejtues i një makine tip Volkswagen, ka pësuar infarkt gjatë ecjes me makinë në bulevard dhe ka goditur një mjet tjetër që ishte duke qarkulluar në rrugë.

Drejtuesi u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, ku bëhet me dije se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button