Njihuni me frutin që duhet të hanë njerëzit mbi 60 vjeç
Çfarëdo fruti që ju pëlqen të hani, ju jeni duke bërë diçka të mirë për shëndetin tuaj. Por ndërsa plakeni, veçanërisht njerëzit mbi 60 vjeç, duhet të konsumoni më shumë nga një lloj fruti. Dietologia Taylor Janulewicz zbuloi për Parade se çfarë lloj fruti është ky dhe cilat janë përfitimet nga konsumimi i tij.
Janulewicz veçoi manaferrat si llojin më të mirë të frutave që njerëzit mbi gjashtëdhjetë vjeç duhet të hanë disa herë në javë. Pavarësisht nëse ju pëlqejnë luleshtrydhet, boronicat, mjedrat ose manaferrat, këto fruta të vogla ofrojnë shumë lëndë ushqyese. Manaferrat janë zgjidhja më e mirë për shkak të antioksidantëve që përmbajnë.
Antocianinët, antioksidantët kryesorë të frutave dhe perimeve me ngjyra blu dhe vjollcë, ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave të trurit nga dëmtimi. Manaferrat gjithashtu ndikojnë në përmirësimin e kujtesës, e cila është veçanërisht e dobishme me kalimin e moshës”, thekson dietologia.
Ka arsye pse duhet të hamë shpesh boronicat, luleshtrydhet, mjedrat, manaferrat e të ngjashme. Ja çfarë theksoi dietologia:
Ato përmirësojnë shëndetin e zemrës
Janë të pasura me fibra
Një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve