“Mendimi i parë pasi rashë….”/ Rrëfimi i rrallë i Grida Dumës: Ju tregoj rrëzimin tim dhe forcën që gjeta për t’u ringritur!
Në një nga fjalimet e mbajtura para audiencës së saj, Grida Duma si rrallë herë ka treguar një situatë të ndodhur pas një fjalimi në podiumin e PD kohë më parë, ku pas fjalës u rrëzua teksa zbriste
Në një nga fjalimet e mbajtura para audiencës së saj, Grida Duma si rrallë herë ka treguar një situatë të ndodhur pas një fjalimi në podiumin e PD kohë më parë, ku pas fjalës u rrëzua teksa zbriste.
Duma me një elegancë dhe elokuencë të hollë, e ka sjellë këtë rast si një nga rastet kur njeriu mëson të ngrihet sërish, duke treguar gjithë ç‘kish menduar menjëherë pas atij rrëzimi.
“Vetëpërmbajtja. Të mos thuash ekzaktësisht atë që të vjen në atë moment. Të mos ta thuash në të gjithë dimensionet e tij. Se nuk e përdor dot atë fjalorin e fisëm fantastik që i shpjegon ca gjëra me mirë sesa ai elitari. E kur them i fisëm fantastik, atë banalin nuk e përdorim dot, i cili meriton të përsoset shumë shpesh ndonjëherë, por nuk e përdorim dot, se duhet të mbajmë stekën lart. Është tmerr i madh të mbash stekën lart gjithë kohën. Por e mbajmë. Përfundojmë që e mbajmë edhe kur na relativizojnë. Përfundojmë që e mbajmë edhe kur na rrëzojnë. E unë do t’ju jap juve një çast të rrëzimit im….
Në ekran shfaqet momenti nga fjalimi i saj: Nuk ka dëm më të madh sesa të duash t’i lësh njerëzit e vendit tënd, të kombit tënd, të duash t’i lësh në varfëri, për t’ia përdorur varfërinë për një ditë të vetme, për t’ia rimarrë pushtetin. Në mundësi kjo Shqipëri bëhet, po ta shikosh në hartë është një vend i pasur në burime, në bekim, po ta shikosh nga dritarja Shqipëria jonë është një mjerim. Gruaja shqiptare është një heroinë, sepse fatkeqësisht nga njëra anë ka ditur përgjatë historisë së saj të durojë dhe burra të vegjël, por ka pasur aftësinë të lindë edhe të mëdhenj….” (shfaqet në ekran momenti kur rrëzohet nga shkallët e podiumit).
Fatmirësisht paska dhe nga ata që nuk e paskan parë. Dëgjova një “uau” andej s’është parë domethënë, se u bë virale. U bë shumë virale, momentin kur unë u rrëzova. Virusi që pata unë në atë moment. Kush ishte mendoni ju, ça kam menduar unë në atë çast? Kur rashë? Kisha një foltore, një palë projektorë përpara që më ndriçonin plotësisht. “E hëngra” nga dëliri personit tim, sepse “e hëngra” në thonjëza metaforikisht, sepse nuk lexova letrën, aty përgjithësisht lexonin letrën dhe projektorët nuk i verbonin sytë. Podi në të cilin ishim ngritur ishte i bardhë dhe vazhdonte e bardhë dhe duke qenë si drita që ishte përgjatë nga projektorët, nuk më la ta kuptoja indiferencën, unë u rrëzova dhe… mendimi i parë ishte…
Unë ju thash në fillesë që turpi është njësoj si frika nga vdekja, është frika më e madhe, nuk e kisha telefonin afër, shikoni, vjen një çast nga dhimbja, sa nga tronditja, apo nga sikleti apo quajeni si të doni, që njeriu mpihet dhe nuk e kupton më se çfarë po i ndodh.
Unë mendoj që ky është mekanizmi që natyra i ka dhënë njeriut të durojë dhimbjet e mëdha, e mpin, nuk kupton më çfarë ndodh dhe kjo mpirja mua më ndodhi në atë çast sepse ishte e paimagjinueshme që pas një, le të themi duartrokitje të madhe dhe një mirëpritje shumë të madhe në sallën edhe që e kisha, mua të më vinte rrëzimi. Mos të them që në darkë këtë e konceptova si rënie nga pushteti të partisë, se kjo nuk diskutohet fare, por kjo ishte darka”, shprehet ajo më ndër të tjera./gsh