Bota
Po punonte në katin e dytë të një banese në Greqi, 68-vjeçari shqiptar humb ekuilibrin dhe rrëzohet! Vdes në vend
Një 68-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht këtë të premte në Sisi Lasithiou në Kretë, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i një banese ku po punonte.
Mediat greke nuk e japin identitetin e viktimës, ndërsa raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit, kur shqiptari po ulte disa sende me litari nga ballkoni i banesës ku punonte.
Për fat të keq, ai ka humbur ekuilibrin, ose ndoshta është tërhequr nga peshat, dhe ka rënë nga lartësia.
Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje ka mbërritur EKAB-i, por fatkeqësisht ishte tepër vonë, pasi 68-vjeçari kishte humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të rënda./Top Channel