Angelina Jolie shkëlqen në Filmin e Venecias/ Fituesja e Oscar në lot nga ovacionet
Aktorja Angelina Jolie mori pjesë në premierën e filmit të saj të ardhshëm “Maria” në Festivalin e Filmit në Venecia. Fituesja e çmimit Oscar përfundoi në lot pas një ovacioni nga të pranishmit për më shumë se 10 minuta.
Aktorja mori vemëndjen me elegancën e saj, e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë bezhë me një detaj gëzofi të dizajnuar nga Tamara Ralph, një stiliste australiane.
Maria” është një film biografik ku Jolie luan rolin e Maria Callas, një nga këngëtaret më të mëdha të operës në botë. Duke u zhvilluar në Parisin e viteve 1970, filmi tregon historinë e jetës tragjike dhe të trazuar të Callas dhe minutat e ditëve të saj të fundit.
Filmi tashmë ka marrë bujë të çmimeve Oscar pas premierës së tij në Venecia. Regjisori i filmit Pablo Larraín, së bashku me anëtarët e kastit të “Maria”, Alba Rohrëacher dhe Pierfrancesco Favino, ishin pjesë gjithashtu.
Larraín ka drejtuar më parë filmin “Jackie” të vitit 2016 me Natalie Portman në rolin e Jacqueline Kennedy Onassis dhe “Spencer” të vitit 2021 me Kristen Steëart si Princesha Diana. Të dyja aktoret fituan nominime për çmimin Oscar për interpretimet e tyre.
Duke folur në një konferencë për shtyp për filmin e ri, Jolie tha se ajo ishte në gjendje të lidhej me Callas në mënyra befasuese. Jolie tha se ajo ndan dobësinë e saj më shumë se çdo gjë/OraNews