Nis regjistrimi në universitete, hapat që duhet të ndjekin maturantët
Ditën e sotme ka nisur procesi i regjistrimit në universitete për maturantët fitues në universitetet publike dhe private nëpërmjet 7 fazave 48-orëshe.
Regjistrimi do të vazhdojë deri më 13 shtator.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot në rrjetet sociale hapat që maturantët duhet të ndjekin për t’u regjistruar në degën që kanë fituar.
Procesi i regjistrimit në universitet;
1-Identifikohu
Përdorni ID e maturës për t’u identifikuar te Këndi i Maturantit
2- Kontrolloni këndin
Kontrolloni në kohë reale statusin tuaj, me ngjyrë jeshile tregohen degët ku jeni fitues; me të verdhë janë degët ku shpalleni fitues në fazën e ardhshme
3-Afati 48 orë
Në rastet kur jeni shpallur fitues keni 48 orë kohë për t’u regjistruar në atë degë.
Kujdes; Nëse kaloni afatin prej 48 orësh humbni të drejtën për t’u regjistruar , por ndiqni me vëmendje degët me ngjyrë të verdhë
4- Regjistrohu
Për t’u regjistruar në degën fitues paraqiteni në Sekretarinë e Fakultetit me kartën e identitetit dhe dokumentet e nevojshme/OraNews