Vendi

“Pashë tmerr me sy!”/ Dëshmia e banores që shpëtoi 7-vjeçaren nga pë*dhunimi: I moshuari ishte gjysmë i zhveshur

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq ku një 71-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Ka qenë një nga banoret ajo që e ka shpëtuar vajzën, duke e hequr nga duart e të moshuarit dhe duke parandaluar ngjarjen e rëndë.

Ajo ka rrëfyer se fillimisht e ka parë nga larg ngjarjen, dhe në momentin që është afruar në parkun e lojërave po ndodhte gjithçka, ka parë një panoramë të tmerrshme.

Momentin kur ka mbërritur, ajo tregon se ka parë 71-vjeçarin gjysmë të zhveshur dhe gati për të kryer aktin e rëndë me të miturën.

Ishte mesditë rreth orës 13:30, pashë nga larg një situatë të sikletshme. P.L, kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte tërhequr me vete edhe vajzën e mitur. Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt. Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu.

Ishte gati për të kryer marrëdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja”, ka rrëfyer ajo. 

Ndërkohë, 71 vjeçarin e goditi dy herë me grusht edhe një banor tjetër pasi mësoi për ngjarjen.

Nga ana tjetër sipas burimeve nga policia po hetohet nëse 71 vjeçari e kishte ngacmuar edhe herë të tjera dhe nëse i ka ofruar lekë vajzës pasi sipas banorëve vajzën e ka ngacmuar për ditë me radhe duke i thënë se do t’i jepte lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button