Bota
Ra nga skela 7 metra e lartë, shqiptari në Itali përfundon në gjendje të rëndë!
Shqiptari u transportua me helikopter drejt spitalit San Camillo në Romë
Një shqiptar në Itali ka mbetur i plagosur ditën e sotme , pas një aksidenti të rëndë në punë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Pomezia, periferi e Romës, ku shqiptari është rrëzuar nga skela me një lartësi prej 7 metrash teksa ishte duke punuar.
Ende nuk është bërë i njohur identiteti i shqiptarit, por mësohet se si pasojë plagëve të marra ndodhet në gjendje kritike për jetën. Shqiptari u transportua me helikopter drejt spitalit San Camillo në Romë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave./gsh