Bota

Akrobatja ruse humb kontrollin dhe bie në mes të skenës, publikohen pamjet rrëqethëse

Një artiste e Cirque du Soleil pati një përvojë të frikshme gjatë performancës së saj në Oregon gjatë fundjavës. Anëtarja e kastit, Mariia Konfektova, ishte duke u rrotulluar rreth e qark në ajër ku papritur humbet kontrollin e saj në rrethin e madh dhe bie fort në tokë.

Koka e saj kërcen nga dyshemeja dhe ajo shikon përreth e shtangur. Njerëzit nxitojnë në ndihmë të saj ndërsa videoja u mbyll.


Një spektator, Benjamin Goldstein, tha për ABC News se ai mendonte se fatkeqësia ishte e gjitha pjesë e shfaqjes në fillim — por pastaj ai pa gjak që i rridhte Mariias nga hunda dhe e kuptoi se ishte në fakt një aksident i frikshëm.

Cirque du Soleil më vonë lëshoi një deklaratë duke thënë se Konfektova ishte e vetëdijshme, e qëndrueshme dhe nën kujdesin e mjekëve./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button