Lajme

Çfarë ndodhi?! Për herë të parë, anulohet protesta poshtë ballkonit të Berishës

Zyra e shtypit të Partisë Demokratike njoftoi si çdo mbrëmje takimin e Berishës me simpatizantët e tij

Për  herë të parë që prej 2 janarit të këtij vitit, mbështetësit  e Sali Berishës nuk do ta shohin t’i shfaqet në dritare lideri i tyre për t’u lexuar fjalimin e përnatshëm. Stuhia me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër bëri që protesta e përnatshme poshtë ballkonit të kreut demokrat të anulohet.

Zyra e shtypit të Partisë Demokratike njoftoi si çdo mbrëmje takimin e Berishës me simpatizantët e tij por në një njoftim të dytë bëri me dije se ai nuk do mbahej duke zbuluar dhe arsyen.

“Për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike protesta e sotme në ‘Rrugën e Shpresës’ do të anulohet”,- thuhet në njoftimin  e PD.

Që prej ditës kur SPAK e mbylli në shtëpi, Sali Berisha nuk e ka prishur për asnjë arsye rutinën e tij megjithëse atij i është ndaluar te komunikoje me persona të cilët nuk janë familjare te tij./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button