Bota

Kulla më e lartë në botë planifikohet të funksionojë si një ‘bateri gjigante’ 

Ky është plani i pabesueshëm i qiellgërvishtësit më të lartë në botë që do të funksionojë si një bateri gjigante, vetëprodhuese energjie.

Grupi arkitekturor që ka ndërtuart ‘Burj Khalifa’ apo kullën e re të Qendres Botërore Tregtare në New York thotë se është bashkuar me një kompani energjie për ta kthyer në realitet konceptin e “ndërteses bateri”, edhe pse kjo nuk është plotësisht e qartë si do të realizohet.

Skidmore, Owings & Merrill dhe kompania enrgjitike Energy Vault, thonë se do të përdorin zgjidhje të reja të magazinimit të energjisë për ndërtesën futuristike.

Krijuesit thonë se ko do të bëhet me ngritjen në lartësi të blloqeve dhe lëshimin e tyre përsëri në nivel të ulët për të krijuar dhe depozituar energjinë.

Kompania thotë se do të eksplorojë dhe mënyra futuristike të ruajtjes së energjisë hidrike.

Kjo bëhet me zëvendësimin e blloqeve me ujë të pompuar nga një rezervuar që ulet nga lartësia në kohën e kërkesës më të madhe të energjisë, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Kjo sipas inxhinierëve llogaritet të depozitojë energji të mjaftueshme për ndërtesën, me kapacitet disa giga-vat në orë.

Energy Vault thotë se ka vënë në funksion me sukses një imjant në ndërtesën 160 metra të lartë në Kinë. /TheSun/tch

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button