Lajme

Zbulohet një nga diamantet më të mëdhenj në botë

Është gjetur në një minierë të shtetit afrikan të Botsvanës një nga diamantet më të mëdhenj në botë.

Guri i çmuar prej 2492 karatësh u zbulua në minierën Karowe, në veri-lindje të Botsvanës, nga kompania kanadeze Lucara Diamond Corp, e cila nuk dha detaje të mëtejshme për vlerën e tij apo pastërtinë.

Për sa i përket karatëve, guri është një rival i denjë i diamantit më të madh të gjetur ndonjëherë, i quajtur Cullinan dhe  i zbuluar në Afrikën e Jugut në 1905./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button