Bota

Alpinistja, njeriu më i vjetër në botë/ Japonezja 116 vjeçare merr titullin! 70 vjeçe ngjiste malin 3 mijë metra

116 vjeçe, dikur alpiniste dhe sot personi më i vjetër në botë. Tomiko Itoka do të marri titullin nga Rekordet Botërore Guinnes paa vdekjes së spanjolles e cila mbante emërimin deri këtë të hënë.

Një grua japoneze 116-vjeçare, e cila dikur ishte alpiniste, do të emërohet personi më i vjetër në botë nga Rekordet Botërore Guinness.

Tomiko Itooka, e cila ka lindur më 23 maj 1908, jeton në qytetin perëndimor japonez të Ashiya, tha Grupi Kërkimor Gerontologjik me bazë në SHBA.

Ajo do të marri titullin e personit më të vjetër në botë pas vdekjes së Maria Branyas Morera, 117 vjeçarja e cila humbi jetën këtë të hënë dhe mbante titullin Guinness.

Itooka, nënë e katër fëmijëve, lindi në vitin kur një radio mesazh në distanca të gjata u dërgua nga Kulla Eifel për herë të parë dhe kur Vëllezërit Wright bënë fluturimet e tyre të para publike në Evropë dhe Amerikë.

Në të 70-at e saj, Itooka shpesh ngjiste malin 3,067 metra të Japonisë, Ontake – duke e habitur guidën e saj pasi përdorte atlete në vend të çizmeve të ngjitjes.

Në moshën 100-vjeçare, ajo eci në shkallët e gjata prej guri të faltores Ashiya të Japonisë pa përdorur një shkop.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button