Vendi

Largohet i nxehti afrikan, kthehen vranësirat dhe reshjet e shiu! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Këtë javë që vjen vendi ynë pritet që të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e tërheqjes së masave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe depërtimit të masave ajrore të freskëta e të lagështa me origjinë nga veriu i Europës (pra kalim Fronti).

Sipas, Shërbimi Metereologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe kthjellime të herë pas herëshme. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrengatave afatshkurta shoqëruar hera- herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në mesjavë pritet një kthesë e motit ku me kalimin e zonës me presion atmosferik të ulët vendin e saj e zë zona me presion atmosferik të lartë me origjinë nga Anticikloni Afrikan. Përveç stabilitetit atmosferik dhe orëve të plota me diell, presim edhe një rritje graduale të temperaturave.

Era pritet të jetë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male kryesisht ditën e hënë në mesditë era fiton shpejtësi 12-16m/sek duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-3 ballë./albeu.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button