Lajme
Vret me kallash burrin e tezes në dasmë, autori dyshohet se është një polic
Ferizaj është tronditur pasditen e sotme nga një incident me armë zjarri në oborrin e një salle dasmash në fshatin Bibaj. Një person ka mbetur i vrarë.
Sinjali raporton se personi që dyshohet se ka ekzekutuar një person me armë, është B. R., zyrtar policor. Ai kishte qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin që ka ndodhur krimi.
I dyshuari tashmë është dorëzuar në stacion policor. Sinjali mësoi se viktima e këtij rasti tragjik është S. S., i cili kishte lidhje familjare me dorasin, përkatësisht ishte bashkëshorti i tezes së tij. Motivet ende janë të panjohura./OraNews