Bota

E RËNDË/ Shqiptari rrezikon dënimin e përjetshëm në SHBA! Si rrëmbeu në mes të ditës 7-vjeçaren 

Ndaj 23-vjeçarit është bërë dhe një tjetër akuzë për tentativë rrëmbimi të një 15-vjeçareje

Një 23-vjeçar shqiptar rrezikon burgimin e përjetshëm në SHBA, nën akuzë për rrëmbimin e një 7-vjeçareje.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Shelby Township, Miçigan, ku Endi Bala u akuzua në lidhje me tentativën e dyshuar të rrëmbimit të një vajze 7-vjeçare në Sterling Heights.

Bala u arrestua pasi dyshohet se iu afrua një vajze 7-vjeçare në Parkun e lumit Clinton North, e tërhoqi nga biçikleta dhe e futi në makinën e tij, sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut Macomb.

Ndaj Balës është bërë dhe një tjetër akuzë për tentativë rrëmbimi të një 15-vjeçareje. Dëshmitarët deklaruan se vajza po ecte në rrugën Clinton River Road, kur 23-vjeçari e ka kapur nga koka dhe ka tentuar ta fusë në makinën e tij. Një banor ka ndërhyrë për të ndihmuar vajzën të ikë dhe ka lajmëruar banorët e tjerë, të cilët kanë telefonuar policinë.

Ndërkohë, 7-vjeçaren e shpëtoi tezja e saj pasi pikasi shqiptarin në momenti ne rrëmbimit dhe e ndoqi nga pas deri në vendin ku ai fshehu mbesën e saj./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button