Life Style

A je sallakse? “Po dhe më në fund, s’më vjen turp ta them”/ Sot, dita ndëkombëtare e Mëngjërashëve

Nga Zefina Hasani


Sot ne cilësohemi me termin më elegant të mundshëm: mëngjarash. Në gjuhën popullore, mbartuar nga kohët kur të bëje çdo veprim me të majtën ishe jashtë rregullave, jashtë standardit, pra ishte gati-gati turp, ne quhemi ende edhe sot e kësaj dite: sallaksa.

Them ne, sepse unë i përkas këtij komuniteti, (nëse mund të quhemi kështu). Pikërisht nga ato vitet kur ne ishim “jashtë standardit”, e imponuar fuqishëm nga mësuesit e duke qenë në profesion i tillë, edhe nga im atë (që punoi shumë gjatë me mua në shtëpi, në këtë drejtim) unë e humba aftësinë e të shkruarit me të majtën. U diktova, u detyrova, u binda të shkruaj me të djathtën, mbi të gjitha për arsyen e madhe që në shkollë të mos më ngacmonin, të mos më kritikonin… Sepse kisha lindur të veproja me dorën e ndaluar.

Shpëtova nga ngacmimet në gjithë orët e mësimit brenda klase, kur shkruanim në dërrasë të zëzë, apo në fletore. Por nuk shpëtova dot kurrë nga të qeshurat e të tjerëve e nga vërejtjett e mësuesve, në orët e fizkulturës kur hedhjen e gjyles, hedhjen e topit, lëvizjen e litarit etj etj, nuk mësova dot kurrë ta bëj me të djathtën time, që atëherë më dukej më “e mallkuar” se e majta, për aq kohë sa çuditërisht s’më bindej, që s’më bindje si me të shkruarin. Ndoshta sepse nuk ma imponuan aq fort sa të shkruarën, që do të mbetej gjithsesi një njollë më e dukshme turpi.
E për dreq, gjithmonë isha e vetmja sallakse në klasë, që përpiqesha të hidhja gjylen, topin… e të fshihja dorën.

Gjithsesi, më duhet ta pranoj që asnjëherë nuk jam ndjerë e bullizuar, nëse i referohemi termit që përdoret sot për ngacmimet mes fëmijëve, mes të rriturve, apo dhe mes të rrituve e fëmijëve. Kujtoj që ishte në nivelet e një sikleti e mërzie jo shumë ndikuese, (meritë e shpjegimeve dhe kujdesit të tim eti edhe kjo) që më pas u kthye në keqardhje pse s’ruajta dot instiktin e të shkruarit me të majtën, aftësi që se kam dot më sot e që do të doja shumë ta kisha.

Gjithsesi mbetem mëngjarashe, ose dhe sallakse më thoni, po të doni. Më në fund, s’më vjen aspak keq! Turp, jo e jo.

PS: Reflektim në ditën ndërkombëtare të mëngjarashëve ????/LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button