Lajme
Kujdes, pamje të rënda/ “Mos më vrit, fëmijët!” Burri ekzekuton ish-gruan poshtë banesës, fqinjët nëpër dritare ulërijnë dhe… filmojnë
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Turqi, ku një 35-vjeçare është ekzekutuar me tre plumba nga ish-bashkëshorti me të cilin kishte dy vite e ndarë.
Ngjarja horror është filmuar nga fqinjët, të cilët ulërinin dhe bërtisnin duke i thënë të mos e vriste.
“Mos më vra, mendo për fëmijët”, dëgjohej gruaja t’i thoshte ish-të shoqit, i cili pasi e ndoqi me vrap, e qëlloi tre herë me armë.
Më pas autori është arrestuar nga policia, ndërsa të shumtë ishin qytetarët që kanë tentuar ta dhunojnë. Mësohet se gruaja u vra poshtë banesës, ndërsa sapo kishte takuar fëmijët e saj./Top Channel