Sport

HISTORIKE/ Valiev triumfon në “Paris 2024”, mundësi i dhuron Shqipërisë medaljen e parë olimpike në histori 

Chermen Valiev në histori.

Shqipëria fiton medaljen e parë olimpike në historinë e pjesëmarrjeve të saj.

Mundësi i natyralizuar si Shqiptar arriti të mposhtë 6-2 Viktor Rassadin nga Taxhikistani.

Valiev u eliminua të premten në çerekfinale nga uzbekistanasi Zhamalov, por mundësi ynë ishte në garë ditën e shtunë për një medalje bronzi dhe arriti t’ia dalë të triumfojë, duke sjellë medaljen e parë historike për vendin tonë.

Shqipëria ishte një nga 5 vendet që nuk kishte fituar kurrë medalje olimpike, së bashku me Bosnjen, Maltën, Monacon dhe Andorran.

Por, rrugëtimi i skuadrës kuqezi nuk përfundon me kaq, pasi ditën e dielë Islam Dudaev do të përpiqet të fitojë edhe ai një medalje bronzi.

https://streamin.one/v/721cf01f

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button