Life Style

PREKËSE: DJALI I TINKA KURTIT HUMBI JETËN PAS BISEDËS NË TELEFON ME AKTOREN E MADHE, NËNËN E TIJ

Aktorja e madhe, Tinka Kurti, ka humbur kohë më parë djalin e vetëm. Zef Kurti kishte u nda nga jeta në Kanada ku jetonte prej vitesh.

Akademiku Përparim Kabo pati shpërndarë një mesazh ngushëllimi dhe tregoi bisedën me Tinkën.

Ajo i kishte treguar se i biri kishte humbur jetën, vetëm disa çaste, pasi kishin komunikuar në telefon.

Postimi i Kabos ne rrjetin social:

Është e vërtetë biri i vetëm i artistës së madhe Tinka Kurti ka ndërruar jetë në Canada në kushte natyrore…pas një telefonate që kishte bërë me të ëmën Tinkën, disa orë më pas duke larguar borën…

Unë bisedova me Tinkën …ishte për mua shumë e vështirë por dhe për të…mezi priste të udhëtonte drejt Canadasë…

Ministria e Punëve të Jashtme ka treguar kujdes të mënjehëreshëm për udhëtimin drejt Canadasë…Biseda me të ishte ishte shumë dhimbshëm ku dëgjova përjetimin e një nëne që lëshoi piskamën e thellë…Më ka vdekë djali..ku ku…!

Tinka e shtrenjtë kjo humbje është krejt e pamerituar…por jemi të pafuqishëm. Ajo zemër djali që në dhjetor 2017 online i thoshte në 85-vjetorin e lindjes gjatë një aktiviteti zhvilluar në Shkodër …Nana ime të dua shumë…tani nuk rreh më..pushoi …Fatalitet…!

Ngushëllimi për një nënë që humbet të birin mbase është i pamjaftueshëm…por diçka ka në të…ne i jemi pranë nënës Tinka Kurti…Mbahu finsike…Zoti qoftë me Ty dhe famijen tuaj! Amin !/observerkult.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button